Neptun Bajko fillon stervitjen e pare me Partizanin

Drejtori i ri ekzekutiv dhe zëvendëspresidenti i Partizanit, Neptun Bajko, ka urdhëruar grumbullimin e skuadrës sot, në orën 18:00, në ambientet e klubit. Bajko bashkë me drejtorin teknik, Bujar Lubani, ka hartuar një listë paraprake me futbollistët e mbetur, si dhe janë piketuar përforcimet e mundshme në kampionatin tonë. Java e parë do të shërbejë për formimin e grupit që do të nisë fazën përgatitore, ndërsa më pas do të vijnë edhe përforcimet e mundshme. Gjithsesi, sot, në orën 18:00, në klub pritet të grumbullohen përgjithësisht futbollistët e rinj, pasi shumë nga titullarët janë larguar përfundimisht ose janë me pushime.