E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neptun Bajko shkarkohet nga Besëlidhja

Neptun Bajko nuk do ta drejtojë Besëlidhjen në ndeshjen kundër Besës, të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Në vend të ish-trajnerit të Partizanit skuadrën lezhjane do ta drejtojë Ilir Gjyla.
Lajmi konfirmohet nga ORA SPORT i televizionit të njohur informativ "ORA NEWS".
Bajko, trajneri i tretë sezonal i Besëlidhjes pas Stavri Nicës dhe Ridvan Kullit, koleksioni në shtatë takime: 2 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje.
Në ndeshjen e fundit të kampionatit Besëlidhja fitoi në Korcë me Skënderbeun 2-0.
Të gjitha lëvizjet
TIRANA: Sulejman Starova (java 1-3), Ardian Mema (4), Astrit Hafizi(5-18), Sulejman Mema (nga java 19)
TEUTA: Hysen Dedja (java 1-5), Gentian Begeja (6-12), Kristaq Mile (nga java 13 e në vazhdim)
BESA: Silviu Dumitresku (rumun, java 1-12), Ilirjan Haxhia (13), Sulejman Starova (nga java 14 e në vazhdim)
KASTRIOTI – Ramazan Ndreu (java 1-6), Vasil Bici (nga java 7 e në vazhdim)
SKËNDERBEU – Petrika Konomi (Java 1), Renato Rrapo (java 2, 12, 14-18 e në vazhdim), Faruk Sejdini (3-11), Shkëlqim Velo (java 13), Renato Rrapo (nga java 18).
BESËLIDHJA- Stavri Nica (java 1-2), Renato Kulli (3-13), Neptun Bajko (java 14-20), Ilir Gjyla (nga java 21)
TË "BETONUARIT"
Dinamo: Agim Canaj
Partizani: Hasan Lika
Flamurtari: Eqerem Memushi
Elbasani: Krenar Alihmeti
Vllaznia: Mirel Josa
Shkumbini: Gugash Magani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›