Miqesore. Kroacia, në vend të Sllovenisë - Kosova?

RESHAT IBRAHIMI
Ndeshjen e parafundit përgatitore para Kampionatit të Evropës në futboll reprezentacioni i Kroacisë ka mundësi që ta zhvillojë kundër Kosovës. Në të vërtetë kroatët kanë planifikuar një miqësore me Slloveninë, mirëpo seleksionuesi i Kroacisë, Sllaven Biliq nuk kishte qenë i kënaqur me rivalin e 23 majit, duke e konsideruar Slloveninë si një kundërshtarë jo i denjë për kombëtaren e tij. Përvec kësaj, ai nuk kishte dashur të udhëtojë në Maribor, duke kërkuar që takimi të luhet një ditë më vonë në Rijekë. Për këtë arsye ndeshja me Slloveninë është vënë në dilemë të madhe, ngase as sllovenët nuk duan të vijnë në Kroaci. Ndërkohë, mediat në Kroaci kanë shkruar se nëse kjo ndeshje anulohet, atëherë kundërshtarë të reprezentacionit të tyre mund të jenë Azerbajxhani, Lihtenshtajni, Luksemburgu, por edhe Kosova, si shteti më i ri i Evropës. Kosova, vazhdojnë mediat kroate ka dëshirë të madhe që debutimin e parë në arenën ndërkombëtare ta ketë kundër Kroacisë. Në anën tjetër kryetari i ri i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri thotë se Kosova së shpejti do të zhvillojë ndeshjen e parë ndërkombëtare, por do të dëshironte që për rival ta kenë kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. "Normalisht që dëshira ime është që kundërshtari i parë i Kosovës në arenën ndërkombëtare të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ma merr mendja se na takon që në ndeshjen e parë tonë zyrtare të ndeshemi me SHBA-të, pas gjithë asaj përkrahjeje të madhe që kemi pasur nga ky vend", ka thënë Vokrri, për "Lajm". Ai megjithatë nuk e ka përjashtuar mundësinë që Kosova ndeshjen e parë ta realizojë me ndonjë kombëtare tjetër. Sipas tij në konsideratë mund të vijnë Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia.