E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besian Idrizaj del nga spitali. I ndalohet stervitja

Besian Idrizaj, lojtari i Liverpool, por i huazuar në Austri te FC wacker Innsbrucks, nuk mund të stërvitet ende me ekipin e tij. Futbollisti 20-vjecar, i cili pësoi një dëmtim pas vetëm 12 minutash lojë ( u dyshua edhe për probleme zemre) në ndeshjen wacker-Sturm Graz në kampionatin austriak, doli nga Klinika Universitare e Insbruck, por stërvitja e tij për momentin është ndaluar.
"Ne shpresojmë se ai do të jetë gati në fillim të javës tjetër", - tha trajneri i Ëacker, Helmut Kraft. "E rëndësishme është fakti që ai nuk ka më probleme". Idrizaj do të mungojë në ndeshjen e së shtunës kundër Mattersburg, shkruan faqja austriake kurier.at.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›