Rinis lufta MTKRS – FSHF. Ceshtja shkon serish ne FIFA

Nuk ka zgjatur as 24 orë qetësia mes Federatës së Futbollit dhe Ministrisë së Sporteve. Ministri Pango ka bërë një vërejtje në Statut, që nuk është pranuar nga ana e Federata. Kjo e fundit ia ka dërguar sërish FIFA-s që do të vlerësojë nëse do ta pranojë apo jo.
Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka pranuar të bëjë regjistrimin në Gjykatë të Statutit edhe pas firmës së hedhur nga ministri Ylli Pango të mërkurën paradite. Shkak për këtë është bërë një vërejtje që ka bërë Ministri mbi Statut, i cili sipas tij duhet të miratohet në fillim nga Asambleja.
Federata nuk ka qenë dakord me këtë, pasi sipas saj, një Statut i tillë është e pamundur të regjistrohet në Gjykatë. Nisur nga kjo, cështja i ka shkuar sërish FIFA-s, e cila tashmë duhet të kthejë përgjigje nëse është dakord me vërejtjen e bërë nga Pango apo jo. Në fakt, gjithcka mund të përkthehet si një rikthim i betejes mes dy palëve, sepse është e qartë që FIFA dhe UEFA në këtë rast do të dëgjojnë pretendimet e Federatës Shqiptare të Futbollit.
FSHF ka bërë të ditur se konflikti në këtë rast është mes Pangos dhe dy organizmave ndërkombëtare, të cilat patën vendosur si afat të fundit të bërjes së ndryshimeve në statut 21 shkurtin. Ndërkaq, të mërkurën ka dalë një tjetër urdhër auditimi, i lëshuar nga ministri Ridvan Bode, për të cilin Federata është ankuar menjëherë në FIFA.