E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Filipine, nuk ka viktima, vetëm dëme materiale

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë paralizuar pjesë të mëdha të kryeqytetit të Filipineve, duke detyruar dhjeta e mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre.
 

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga rreshqitja e tokës në Manila, ndërsa ka viktima dhe në zona të tjera ku uji tejkalon një metër lartësi, e madje në disa zona është afro 2 metra. Katastrofa më e fundit natyrore në Filipine pason tajfunin Saola, që u mori jetën më shumë se 50 njerëzve.

Këshilli Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Katastrofave përmes një deklarate bëri të ditur se përmbytjet janë përhapur në kryeqytet dhe në krahinat përreth.
 

Këshilli dha alarmin për përmbytje të reja jo vetëm në zonat e ulta, por dhe ato malore. Presidenti, Benigno Aquino, u takua me zyrtarët e mbrojtjes civile për të diskutuar mbi situatën alarmante, ndërsa niveli i gadishmërisë në mbarë vendin është në shkallën më të lartë.

Për shumë banorë, këto shira kthejnë në kujtesë përmbytjet vdekjeprurëse të shkaktuara nga tajfuni Ketsana në vitin 2009, që vrau më shumë se 400 njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›