Nëse je shofer i mirë paguan më pak sigurime

Formula e re e pagesës së sigurimeve vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, e cila ka nisur punën për projektin e aplikimit të patentave me pikë, përfundimi i të cilit do të përcaktojë dhe një formulë të re të pagesës së sigurimit të detyrueshëm.
Sipas rregullit të ri, pagesat nuk do të jenë fikse, çka do të thotë se drejtuesit e automjeteve që kanë bërë aksidente do të paguajnë sigurim më të lartë. Kreu i Shoqatës së Siguruesve, Avni Ponari, shprehet se, shoqëritë e sigurimeve mbështesin këtë nismë dhe kërkojnë që të shtohen dhe elementë të tjerë në formulën e llogaritjes së sigurimeve.
Aktualisht, agjentët e sigurimeve nuk kanë asnjë të dhënë nga organet kompetente për gjobat që kanë marrë shoferët, aksidentet apo dëmet që kanë shkaktuar.
Me finalizimin e këtij projekti do të ketë një koordinim të saktë midis shoqërive të sigurimeve dhe institucioneve, me qëllim vlerësimin e riskut për çdo drejtues. Sipas shoqërive të sigurimit, kjo formulë rrit përgjegjësinë në qarkullim dhe ul ndjeshëm numrin e aksidenteve. /Start/
2012-08-13 11:37