E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, për Haxhin e Strakoshën

Altin Haxhi dhe Foto Strakosha kanë arritur të fitojnë Kupën e Qipros të shtunën teksa kanë fituar 2-0 përballë Anorthosit, skuadër ku aktivizohet Arjan Beqaj. 

 Haxhi ka luajtur si titullar dhe ka bërë një ndeshje të mirë, ndërsa ish-kapiteni i Shqipërisë Foto Strakosha, i cili është zv/trajneri i Apoel Nikosia është shprehur shumë i kënaqur për këtë trofe. Interesant është fakti që të tre shqiptarët që marrin pjesë në kampionatin qipriot arritën ta mbyllnin sezonin me trofe, pasi edhe Arjan Beqaj u shpall kampion i Qipros disa javë më parë me Anorthosin. Ndërkaq Erjon Bogdani luajti dje ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Livornos. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua si titullar në humbjen 2-1 të skuadrës së tij përballë Empolit. Bogdani do të kthehet tek Kievo, pasi luajti si i huazuar gjatë këtij sezoni te Livorno. Edhe Igli Tare luajti si titullar në ndeshjen djeshme kundër Napolit, të cilën Lacio e fitoi me rezultatin 2-1. Biondi shqiptar është parë nervoz në fushën e lojës në fund të pjesës së parë dhe është ndëshkuar me karton të verdhë pasi ka kapur për fyti mbrojtësin e Napolit, Kontini. Më pas ai ka pësuar disa ndërhyrje shumë të ashpra nga mbrojtësit kundërshtarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›