E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arben Kasolli, një emër i besueshëm

Arben Kasolli nuk pati kohë të shkëlqente në Shqipëri si portier, pasi hapja e vendit në agun e viteve ’90 e çoi menjëherë jashtë, fillimisht në Greqi e pastaj në Holandë. 

Gjashtë muaj te Ajaksi i madh, ku ishin Van der Sar e Menzo, më pas shtegtim në skuadra të ndryshme: Harlem, AZ Alkmar, Fortuna Sitard e NEC Nijmegen. Shkëlqimi më i madh erdhi pikërisht pas përfundimit të karrierës si sportist dhe nisjes së karrierës si trajner portierësh, i vetmi i huaj gjë bën një gjë të tillë në Holandë. Hapi shkollën e tij të portierëve dhe u thirr të stërviste portierët e Kombëtareve U-18 e U-17 të Holandës, ndërkohë që punonte te FC Omniëorld. Kulmi ishte kalimi te Ajaksi, ku do të jetë pjesë e reformës që do të bëjë trajneri i ri, Marko van Basten, ndërkohë që për skuadrën e Amsterdamit shërben edhe si vëzhgues talentesh. Në vitin 2006 fitoi çmimin si trajneri më i mirë i portierëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›