Nëse kjo tollovi nuk ka zgjidhje, Presidenti të shpërndajë Kuvendin
Të mos kesh besim tek prokuroret që i ke zgjedhur vetë, që i prezantove e votove si Silvia Konti shqiptare para Kuvendit tënd, do të thote që ndoshta me mire do të ishte që ky kryeminister të kerkonte nje kryeminister me të besuar se pari në Shqiperi nëpermjet votes se lire dhe zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Ngerçi institucional, perplasja, tollovia dhe mishmashi institucionalqë është krijuar keto dite në Shqiperi kur dy ministra jo vetëm penguan, jo vetëm u orvaten të kontrollojne Prokurorine e Pergjithshme, por edhe kerkojne të penalizojne dhe të vene në bankën e të akuzuarit pikerisht drejtuesit e akuzes dhe prokuroret shqiptare, është e paprecedentë.
Kur ata frymezohen në keto akte antiligjore dhe atyre u bashkohet pa medyshje vetë kryeministri Berisha, do të thote që kjo qeveri e ka kthyer Kushtetuten dhe Ligjin shqiptar në nje paçavure pa asnje vlere dhe i vetmi ligj që njohin është "Ligji jam une" i Luigjit të 14-te, çka perfaqeson kulmin e antidemokracise dhe të sundimit diktatorial në Bote!
Nëse nuk zgjidh dot këtë ngerç, këtë perplasje institucionale, keto shkelje flagrante ligjore, mbrojtesi dhe garanti i Kushtetues, Presidenti i Shqiperise, zoti Bamir Topi duhet të ndermarre sa me shpejt hapin e fundit kushtetues: shperndarjen e ketij Kuvendi dhe zgjedhjet e parakohshme të lira e demokratike!