E Diel, 1 Nëntor 2026

Po ushqehemi përditë me budallallëqet e politikës

Po ushqehemi përditë me budallallëqet e politikës dhe po bëhemi jo qytetarë, por thjesht kafshë politike pa asgjë tjetër në kokën tonë boshe. Po jap një shembull se çfarë lajmi do ta lexoja me kënaqësi në gazetë, apo çfarë lloj dokumentari do ta shihja me kureshtje në TV.

Një histori nga e shkuara më bëri shumë përshtypje. Një liqen, në malet e Spatharit, mban emrin Liqeni i Kuq. Menjëherë u bëra kureshtar dhe pyeta mbi prejardhjen e tij. Ishte një histori që fliste për të. Në kohën e Skënderbeut aty ka patur një konflikt mes ushtarëve turq dhe banorëve civilë.

Urdhri ishte: “të vriten aq arbër sa gjaku të mbërrijë shalën e kalit (barkun e kafshës)!”. Sigurisht që ishte e pamundur dhe masakra vijoi gjatë.

Një arbër, trim me zemër, kërkoi si dëshirë të fundit, t’i jepte vrasësit një këshillë të urtë: “Hap një gropë për kalin tënd dhe gjakun tonë derdhe aty dhe atëherë shala e kalit do skuqet”. Kështu u veprua. Që nga ajo kohë ai vend quhet, Liqeni i Kuq.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›