E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni është bërë aq gogol sa po na hyn edhe nga gardhi

Një konflikt mes dy familjeve për çështje rruge (sipas dokumentacionit përkatës çdo gjë është e përbashkët) ka degjeneruar deri aty sa të inkriminojnë edhe policinë e shtetit. Një nga rajonet e Tiranës (e dimë të gjithë se si në këto raste vepron leku), ka mbështetur hapur njërën nga familjet, duke shkaktuar me këtë njëanësi skandaloze, një sjellje “kryelartë” dhe të bërin e rolit të "trimit" nga familja në fjalë, kundrejt fqinjëve të vet.

Madje “në emër të shtetit”, përmenden e deklarohen si protektorë e tutorë emra të shefave operativë të zonës së shërbimit.

Zoti Nishani! Nga ballafaqimi që familja "fatkeqe" bëri në komisariat doli se: një letër e dërguar drejt jush, qenka pritur si ndriçuese-glorifikuese dhe paska mjaftuar për t’i dhënë të drejtë familjes "fitimtare"! I dashur zotëri, personalisht, n.q.s do të më kishte mbërritur në duar një letër e tillë do kisha kapur kokënme grushte dhe do ta kisha dërguar atje ku duhet që ta vinin në krye të listes së korrupsionit.

Korrupsioni është bërë aq gogol sa bën që edhe familjet e thjeshta të krenohen me emra ministrash, drejtorësh e policësh për t’u kallur datën të tjerëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›