Nëse krimineli është injorant, çfarë është injoranca
Gjykata e Tiranës vendosi 30 ditë burgim për Nazime Vishen, vajzën 18 vjeçare që ka qëlluar para pak ditësh mbi 45 vjeçarin Fiqiri Muça. Historia e tyre ka mbajtur pezull shqiptarët, ndërkohë që gjykata kërkon nga prokuroria më shumë prova brenda një muaji për të mbajtur më tej vajzën në burg. Nazime Visha pretendon se e ka qëlluar Muçën për vetëmbrojtje. Ajo thotë se ai e ka rrëmbyer e përdhunuar që kur ka qenë e vogël.
Është e vështirë të dalësh në një konkluzion për natyrën e saj. Ngatërrohesh. E vetmja gjë që kupton dhe e pohon me siguri, është fakti se ajo është dhunuar. Ajo është e akullt, e meqë pohon se krimin e ka kryer ajo, po e përkufizojmë: vrasëse gjakftohtë. Kjo eshte Nazime Visha personazhi i medjave kohet e fundit qe te kujton filmin E bukura dhe Bisha Vajza ka deklaruar se kur ka qendruar me viktimen (bishen) në një pyll të Bulqizës është dhunuar sistematikisht 11 ditë. Mendoj se ka patur vend për të bërë hetime dhe për të zbuluar më mirë këtë të vërtetë. Nëse do të kishin qenë hetime më të thella dhe më këmbëngulëse nga policia ndoshta kjo ngjarje do të ishte parandaluar dhe ndoshta do të ishte zbuluar edhe një skandal pedofilie. Fakti i tregon që një burrë në atë moshë të abuzojë me një fëmijë që ende nuk i kishte mbushur 14 vjec, Kodi Penal i dënon marrëdhëniet seksuale me të mitura
Natyrshem lind pyetja Çfare eshte krimineli ?
Që kur ekziston bota, nuk mbahet mend të ketë pasur shoqëri njerëzore pa kriminelë për të cilët edhe librat e shenjtë kanë paraqitur ligje ndëshkuese. E çfarë është krimineli? A duhet të ketë diç më pak apo më shumë se të tjerët që të jetë i tillë? Një gjë dihet: krimineli ka aq mend sa të dijë se po bën krim dhe është i përkryer në lidhjen e asociacioneve të veta mendore që nga fillimi i realizimit të projektit të vet e deri në fshehjen e gjurmëve nga të tjerët. Por, ajo që e dallon nga të tjerët është fakti se ai nuk mund ti bëjë mirë vetes pa i dëmtuar të tjerët. Po pse kjo përqasje egoiste? Kur dy njerëz shkëmbejnë ide, marrin dhe japin nga njëri-tjetri, prandaj edhe gjendja e tyre është emërtuar marrëdhënie. Aty ku ekziston marrëdhënia, ekziston edhe përfitimi i dyanshëm (pavarësisht llojit të përfitimit). Krimineli nuk konkurron me ide, nuk jep por dëshiron të marrë kështu që vetë akti i dëshirimit përbën praktikisht fillimin e krimit. Krimineli është agresiv ndërkaq agresiviteti është reagimi i atyre që nuk mund të japin por duan gjithsesi të marrin ose më saktësisht, nuk kanë se çfarë të ofrojnë si shkëmbim për atë që u duhet dhe në mungesë të kësaj, duan ta rrëmbejnë dhunshëm, fshehurazi apo haptazi. Krimineli është inferior, prandaj së jashtmi shfaq superioritet në përpjestim me shkallën e inferioritetit që ndjen brenda. Krimineli është edhe guximtar dhe guximi i tij rezulton nga mosdija e tij sepse të kesh guxim për të marrë atë që nuk e paguan dhe të dëmtosh tjetrin për ta kënaqur veten, domethënë të mos kesh dije që të gjitha këto ti realizosh në një mënyrë tjetër: duke i dhënë tjetrit diçka që ai nuk e ka dhe duke marrë nga ai atë që nuk e ke, dualitet i natyrshëm ky i ekzistencës së dikotomive që plotësojnë njëra-tjetrën. Mjerisht, kriminale nuk janë vetëm veprat e banditëve, por edhe veprat e antibanditëve të cilët duke mos ditur ta pakësojnë krimin, e rrisin atë. Kriminalieti, në kuptimin e rëndomtë të fjalës, është vetëm një segment i krimit që rezulton si produkt i mënyrës së të menduarit të një shoqërie të tërë në djepin e të cilës përkundet krimi. Thatësia mund të arrijë deri aty ku nuk arrinë uji njëlloj si fshehtësia deri aty ku smund të arrijë dituria. Çdo gjë që nuk e dimë quhet fshehtësi dhe e tillë do të jetë deri në momentin që dija ta zbulojë. Njeriu është qenie që kërkon siguri për të ardhmen e tij dhe posaçërisht siguri nga krimi i cili mbin dhe zhvillohet po në shoqërinë njerëzore.
Vjedhja, korrupsioni apo vrasja janë disa nga pasojat që inicohen nga një shkak e ky shkak është sfondi që përbën botëvështrimin e atyre që nuk e duan diturinë por duan të jetojnë nga të diturit. Sa më larg dijes, aq më larg marrdhënies dhe aq më afër krimit. Mbase kjo e shtynte dhe mësuesin e lashtë romak, Senekën të pohojë se me injoratët duhet të shoqërohemi aq sa të mos i lëmë të mendojnë vetëm me kokën e tyre sepse po i braktisëm tërësisht, kushedi se çfarë mund tu shkrep në mendje. Nga kjo këshillë e e mësuesit të vjetër del edhe një pyetje për nxënësit e rinj: Nëse krimineli është injorant, çfarë është injoranca? Nëse nuk është kriminalitet, atëherë për mua është fshehtësi të cilën ende dituria se ka zbuluar e nëse dituria se ka zbuluar, unë i ngjaj thatësisë dhe do të mbetem i tillë deri sa të më arrijë uji. Nëse është kështu, shpresoj që uji të më vijë para se të më vrasin kriminelët, të paktën të mos vdes i etur, përndryshe vrasja ime do të prezantohet si qërim hesapesh mes kriminelësh.
