E Shtunë, 31 Tetor 2026

Populli zoti Manaj, populli!

Nga Petrit Ramaj

Në një shkrim për të përditshem Tema, gazetari Arben Manaj u mundua të skiconte politiken gjithëpërfshirëse si matricë triumfi. Megjithatë, shkrimi i tij ka një përmbajtje që bie në kundërshtim të panegociueshem me qytetarin shqiptar, ndaj:

Së pari, gazetari Manaj shtron domosdoshmërinë e krijimit të frontit të përbashkët antiregjim pa marë parasysh bazat morale dhe politike ku do mbështetet ky front, baza që e shndërrojnë kërkesën për pushtet, nga pushteti për ndryshim, në pushtetin për pushtet. Për gazetarin, dhe pse tejet cinike, e rëndësishme është të vrasësh përbindëshin përmes mjeteve që ky përbindësh përdori për të strukturuar një regjim autoritar. Ky është gabimi më i pafalshëm për një gazetar të një kalibri të lartë, sepse nuk kërkon gjë tjetër, pos të ndryshojë fytyrën e autoritarit në një aparat represiv.

Së dyti, gazetari bën një konceptim makiavelist të politikës shqiptare si të pandershme, të pamoralshme dhe realpolitike.Për të, kjo është baza oportuniste që duhet të ndjekë kreu i opozitës.Bazë e dobishme, por jo e drejtë. Sepse, e para kërkon korruptim të mjeteve politike, ndërsa e dyta mjete dhe levizje të ndershme opozitare. Realpolitika është mekanizmi i nevojshëm, sipas tij, megjithatë a është e drejtë të ndjekësh rregulla të ndyra politike të paracaktuara nga klasa shtypëse tranzicionale, në një kohë kur Realiteti është i mjerë dhe Politika skllavëruese?

Absolutisht që jo. Qëllimi i opozitës është shndërrimi i politikës si klasë shtypëse në politikbërje horizontale, ku populli do ta ndryshojë realitetin e tij përmes qasjes në proceset vendimarrëse.

Së treti, Realpolitikan për zotin Manaj është baza morale për krijimin e koalicionit me Metën, Topin, Nanon. Thënë shkurt, me dhunuesit njëzetenjëvjeçar të shqiptarëve.

Fillimisht, nuk mund të besh koalicion me shkakpasojën që vrau katër njerëz, torturoi njëqind e trembëdhjetë të tjerë në komisaritet e policisë kryeqytetase, dhunuesin më të egër të pasurisë së popullit shqiptar e rrjedhimisht zëvëndësautoritarin. Nuk mund të bësh koalicion me Topin, që u shndërrua në inektistent në kohen e krizave të përgjakta politike, përfaqësues i shtresës së pasur të shoqërisë dhe particien për hir të karrieres. Ekzistenca politike e Topit bie në kundërshtim me zhvillimin e shqiptarit, taksën progresiste dhe përfaqësimin e denjë të vullnetit të qytetarit.

Po ashtu dhe Nano, tri herë pushtetdhënës për Berishën, herën e fundit përmes prostitucionit politik. Riqarkullimi i tyre në skenën politike historikisht ka ndodhur nga përkrahja e kundërshtarit pas përzënies me votë plebishitare, ndaj shqiptari dhe opozita nuk ka më nevojë për riciklimin e skemave dhe ushtarëve të ndyrë politikë, por reformimin përfundimtar të skenës politike. Ikja në këtë mënyrë e Berishës nuk është gjë tjetër vecse rikrijimi i tij në mardhëniet kriminale e shtypëse me pushtetin dhe popullin.

Së katërti, sipas Manajt Rama duhet të ripajtojë mardhëniet me autokritikët e partisë si Braçe dhe personalitetin prej udhëheqësi në optikën e popullit. Por, zotëri, problem nuk është Braçe dhe denoncimet e aferave korruptive në rrjetet sociale. Përkundrazi, Braçe ka prodhuar opozitarizëm të pafund dhe cilësor. Socialistëtn dhe kur kanë mosmarrëveshje të ndërsjellta e bazojnë mardhënien e tyre në baza respekti reciprok, ndërkohë Rama duhet të kryej detyrën e jo të krijoj dashuri incestuale me popullin. Sepse pasojat e relatave të tilla i vuajmë dhe sot.

Populli kërkon një opozitë korrekte politikisht, që me kauzat e saj dhe mbështetjen kolektive ta shembë njëherëepërgjithmonë pushtetin kriminal e korruptiv. Kerkon moral,atë që ju e shpërfillni.

E së fundmi, do beni mirë zoti Manaj që në analizë të mos merni si faktor triumfi djajtë, dhunuesit, të korruptuarit dhe skizofrenët për ngadhënjim opozitar, por popullin. Popullin, zoti Manaj.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›