E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policë dhe lypsarë

ELSA BALLAURI

Nëpër rrugicat e Bllokut është e vështirë të ecësh për qejf dhe për të bërë atë që shumë njerëz e duan në këto ditë të nxehta: shëtitjen. Përveç paradës të modës së zakonshme të veshjes: pothuajse i njëjti stil, taka shumë të larta, minifunde, prerje të njëjta flokësh djemsh dhe vajzash, makina të panumërta me pronarë mun-dësisht sa më të zhurmshëm dhe kapadainj, shpeshherë nëpër trotuare duhet të kalosh me shmangie të forta majtas apo djathtas për shkak të lypësve që qëndrojnë në vendet e tyre të punës. Fëmijët e vegjël sillen rreth teje, të ndjekin, të kërkojnë ca të holla, nëse i pyet, janë të gatshëm të përgjigjen dhe të tregojnë të njëjtën histori – se si mami rri në shtëpi, apo është e sëmurë dhe babai nuk punon. Rruga mbetet për ta vendi i punës, i qetësisë dhe i fjetjes. Por nuk ka vetëm fëmijë – ka familje të tëra kryesisht rome dhe egjiptiane që kanë vendosur të përfitojnë më shumë para nga stina e verës dhe e turizmit. Afër mesnatës, ata shtrihen në rrugë, fëmijët mbështeten te njëri-tjetri apo në prehrin e nënës së tyre dhe flenë të lodhur derisa të gdhijë e nesërmja dhe rruga tu ofrojë të tjera para për të mbajtur frymën
Pamja dëshpëruese, ndjenjat që të sulmojnë, revolta, keqardhja, përplasen me kangjellat e rrugës ku ecën; duhet të jesh i vëmendshëm se mos shkelësh ndonjë këmbë të vogël ose ndonjë fustan të gjatë gruaje, së cilës i dëgjon mërmërimën e zakonshme: më fal ndonjë lek të ndihmoftë Zoti! Je vërtet i fokusuar në një krah të trotuarit ose për të shpëtuar gjendjen tënde shpirtërore sa më parë: përzierje e turpit të qytetarit me keqardhjen, ose për të futur dorën në çantë dhe për të nxjerrë ndonjë të hollë sa më shpejt të jetë e mundur të largohesh nga pamja e mjeruar e tjetrit Pasi drejton shpinën dhe vazhdon rrugën drejt, i çliruar nga ndjenjat e përziera dhe hedh vështrimin në rrugë – tamam përkarshi me vendin ku sapo le lypësit e vegjël apo familjen e lypësve, të kap syri një tjetër skenë: një grup policësh qëndrojnë në buzë të rrugës, ndihen mirë, krenarë, shtrëngojnë fort në duar blloqe të bardhë gjobash, ca rrinë varur në dyert e makinave, ndonjëri duke pirë duhan. Janë ata që vijnë grumbull menjëherë pas dreke, nxjerrin nga xhepat blloqet e gjobave me një veprim që tregon hapur krenarinë profesionale, ndonjëri prej tyre kalon herë pas here me motoçikletë – ky është edhe një lloj shefi, të tjerët janë në gatishmëri për të pritur viktimat Duket sikur ska asnjë lidhje me pamjen e trotuarit, qëndrojnë përballë lypësve dhe bëjnë sehir. Nuk e kanë mendjen tek ta, as se ndonjë nga vogëlushët romë mund të bëhet viktimë e ndonjë rrote prepotente makine. Vëmendja e tyre është përqendruar te pamja e xhiros së përnatshme të lloj-lloj të rinjve që manifestojnë modën e tyre provinciale, ose të ndonjë parkimi të gabuar, i cili e bën të gjallërohet si erashkë fletorkën e gjobave.
Por lagjja e Bllokut ka pjesën e saj të sfidës. Zakonisht është pistë shumë e favorshme e shoferëve gangsterë ekzibicionistë që mund të rrotullohen me dhjetëra herë në të njëjtat rrugë për të treguar makinën e tyre, ose ndonjë veshje të sapoblerë të markave të njohura (pse, kot dalin ata nga Blloku ?), duke u tërhequr vëmendjen vajzave të reja dhe njëkohësisht duke rrezikuar kalimtarët paqësorë. Shumë rrallë ose aspak policët reagojnë për të ndaluar ekzibicionistët e radhës, ata janë psikologë për të kuptuar se gjobat duhen vënë atje ku nuk prishin punë (në asnjë mënyrë te ndonjë mik apo djalë ministri, deputeti apo prokurori) – madje banorët e pallateve përreth e pësojnë më shumë se kushdo tjetër. Nëse dikush e ka tepruar, atëherë vjen në ndihmë rrëmbyesi i madh – karrotreci. E kam vëzhguar prej vitesh marrëdhënien e karrotrecit me Policinë Bashkiake dhe me qytetarët. Analiza ime modeste më ka treguar se karrotreci është një nga fenomenet më të shëmtuara, më të pandryshuara dhe më të korruptuara të çdo qeverie shqiptare. Punon me të njëjtën siguri, prepotencë, ftohtësi, me një prezencë të frikshme në rrugët e ngushta duke u sjellë shqetësime qytetarëve, pakujdesi me makinat e ngarkuara që shpeshherë dëmtohen dhe askush se mban përgjegjësinë. Me gjithë ankesat e mjafta dhe shumëvjeçare, statusi i karrotrecit nuk lëkundet asnjëherë. Gojët e liga thonë që ka një ndarje parash midis tyre dhe cilitdo prej shefave të Policisë Bashkiake që vijnë e shkojnë – të majtë apo të djathtë. Ndoshta te kjo histori mund të ndalem më vonë dhe më gjatë
Ajo që vazhdon të më trondisë në një shëtitje andej nga Blloku, është se i gjej vazhdimisht përballë tyre, shumë pak hapa larg njëri-tjetrit lypësit dhe policët. Janë pothuajse të panjohur për njëritjetrin. Të parët nuk pyesin se mund të ketë ndonjë me uniformë që mund ti pengojë të vazhdojnë punën. Aq më pak nuk ka as ndonjë me uniformë të kujdeset për ndonjë lypsar të vogël që mund të shtyhet apo goditet nga ndonjë kalimtar i egër Të dytët, pra policët, nuk shohin asnjë çast përballë, ose më mirë shohin ata që duan të shohin – veç lypsarë jo. Pamja është vërtet tronditëse, e lodhshme, e turpshme Pas kësaj pamjeje duket sikur nuk ke nevojë të lexosh gjatë për marrëdhënien e qytetarëve më shtetin në Shqipërinë tonë, apo të ndjekësh konferenca për të drejtat e njeriut ose minoriteteve. Pas kësaj pamjeje, si pas një skene faji, qëndrojnë ca institucione që e kanë për detyrë primare të kujdesen për qytetarët dhe tu krijojnë njerëzve pa shtëpi, pa punë dhe pa shkollë shërbimet e nevojshme për ti shkolluar, punësuar dhe ushqyer. Kanë për detyrë gjithashtu të mos u krijojnë shqetësime qytetarëve të tjerë, duke i detyruar të përballen me pamje të shëmtuara të dëmtimit të dinjitetit njerëzor. Lypsaria është gjithmonë e më shumë një nga karakteristikat e Tiranës së sotme. Sidomos fakti që shumica janë nga komuniteti rom, duhet ta bëjë pushtetin lokal shumë më të kujdesshëm dhe përgjegjës për të krijuar struktura shërbimesh. Bashkia e Tiranës është shumë e vonuar – nuk ka asnjë justifikim që mund të shpjegojë se tani me marrjen e një projekti të ri që fillon në muajin shtator apo tetor do të rregullohet edhe puna e lypsarëve romë Po deri tani, pse nuk është marrë asnjë masë, por përkundrazi lypsaria është shtuar dhe forcuar më shumë? Nëse Bashkia pretendon se është e kundërta, atëherë kjo është demagogji. Është pa shpenzime të mëdha sistemimi gradual i komunitetit të lypsarëve. Edhe nëse nuk bëhet menjëherë nën ndonjë buxhet të stërmadh që pritet, le të bëhet ngadalë. Madje, kjo mënyrë krijon edhe më shumë siguri dhe besim të qytetarëve te Bashkia, sepse transmeton kujdesin e vazhdueshëm dhe jo atë me faza sulmesh parazgjedhore. Bashkëpunimi me organizata që kanë eksperiencë të gjatë sociale, do të jepte shumë rezultate të mira. Por për fat të keq, këto struktura, edhe kur kanë tentuar të ngrihen, janë rrëzuar shpejt. Ironikisht, nga ana tjetër, është përsosur shumë më mirë struktura e lypsarisë.
E gjithë kjo psikologji shtetërore që bën sikur i bën punët, është transmetuar natyrshëm edhe te policët e Bllokut, që vijnë çdo pasdite me qejf veç për të rrëmbyer gjoba absurde dhe e kthejnë vështrimin te lypësit me karshillëk indiferent.
Modeli i shëmtuar i këtyre pamjeve është tashmë pjesë e qyteteve ku jetojmë. Duhet vetëm pak dashuri për njerëzit dhe pasion për punën që të ndryshohet ky model. Ka shumë strategji të mira në vendet e zhvilluara që i kanë ndihmuar lypësit, shembuj ku polici duhet ta ndiejë veten pjesë të rëndësishme të mbështetjes për qytetarin dhe jo një kalimtar cinik dhe i paaftë. Këta shembuj kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë pjesë e trajnimeve të rregullta të Policisë, pushtetit lokal, etj., por me sa duket, shprehja nga njeri vesh hyn dhe nga tjetri del është tipike në Shqipëri, ku shumë gjëra bëhen formalisht dhe sa për të kaluar radhën. Një Bashki d

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›