Autostrada Durres-Kukes, veper madhore
Bordi i Fondit Shqiptaro-Amerikan ka inspektuar dje punimet ne segmentet e autostrades
Durres-Prishtine. Ata pane nga afer punimet ne tunelin Thirre-Kalimash. Presidenti i Fondit Shqiptaro-Amerikan, Majkell Granoff, i pranishem ne kete inspektim, u shpreh se rruga Durres-Kukes eshte nje investim i madh i qeverise shqiptare qe i jep shtyse investimeve". Ai shtoi se "ky eshte nje projekt i jashtezakonshem dhe shtylle kurrizore per ekonomine shqiptare".
Cili eshte qellimi i vizites tuaj ketu?
Kam pershtypjen se eshte nje nga projektet me te jashtezakonshme,qe ka pasur vendi juaj, eshte nje hap shume i madh perpara dhe eshte nje hap i madh jo vetem qe do te lidhi pjese te Shqiperise, te pa lidhura deri me sot dhe me te gjithe rajonin. Donim te vinim ta shihnim me syte tane se c' ishte ky projekt ne permasat e veta.
Mendoni se do kete impakt ne ekonomine e vendit?
Pa diskutim qe do te kete nje rol te jashtezakonshem per faktin qe Shqiperia dhe i gjithe rajoni jane duke u bere gjithmone e me global. Dhe ne kete aspekt, roli i Shqiperise me perfundimin e ketij projekti do te jete nga me te rendesishmit ne rajon sepse do t ju ofroje mundesi infrastrukture dhe komunikimi te gjithe pjeseve te rajonit qe e rrethojne ate.
Ne konceptin tone amerikan nese do te besh ndryshime te medha duhet te besh vepra te medha. Dhe absolutisht me cfaredolloj standardi per Shqiperine eshte nje projekt jashtezakonisht i madh.
Edhe si qytetar shqiptar se fundmi si ndiheni kur shikoni kete investim ?
Pa diskutim keni te drejte. Si qytetar amerikan e vleresoj jashte mase. Si qytetar shqiptar jam gjithashtu shume i lumtur qe kjo po ndodh.
A do te ndikoje rruga ne investimet e Fondit Shqiptaro-Amerikan ne kete zone ?
Po. Te keni parasysh, arterie te tilla jane si shtyllat kurrizore dhe ne momentin qe krijohet kjo shtylle kurrizore, atehere padyshim qe mundesia per te konsideruar investime ne kete zone per Fondin Shqiptaro-Amerikan behet akoma dhe me e prekshme.