E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujesjellesi, pershpejtohen punimet ne investimin 26 milione euro

VLORE - Punimet per rehabilitimin e rrjetit te ujesjellesit ne qytetin e Vlores, nje nga projektet me te rendesishme qe po zbatohet 20 vitet e fundit ne qytetin bregdetar, aktualisht jane shtrire nga periferia per ne hyrje te qytetit bregdetar, ku tubacionet ekzistuese do te zevendesohen me te reja ne perputhje me parametrat e percaktuar. Projekti me vlere 26 milione euro, nje financim i perbashket i qeverise shqiptare dhe asaj holandeze nisi nga zbatimi ne qershor te ketij viti dhe pritet te perfundoje pas dy vjetesh. Burime zyrtare te kompanise holandeze "Royal Haskoning", qe ka marre persiper konkretizimin e ketij projekti, bene te ditur per ATSH-ne se "ditet e fundit kemi nisur punen ne hyrje te qytetit te Vlores, konkretisht tek gjimnazi "Halim Xhelo", ku po punohet ne perputhje me grafikun e percaktuar". Sipas burimeve, pas rehabilitimit te sistemit te furnizimit me uje ne kete zone, punimet do te zhvendosen ne pika te tjera, sipas nje grafiku me kahje per nga lagjet e brendshme te qytetit. Ne projektin dhe marreveshjen e miratuar, gjeografia e qytetit te Vlores eshte ndare ne dy zona, ku perfshihen ajo qendrore, veriore, si dhe pjesa jugore. Ne secilen prej tyre do te nderhyhet ne kohe te caktuara, deri ne perfundimin e plote te investimit.

Avantazhet

Me perfundimin e ketij investimi do te sigurohet furnizim pa nderprerje per qytetaret, do te rritet mbrojtja e burimeve te Ujit te Ftohte, do te rehabilitohet sistemi i furnizimit me uje dhe do te shtrihet me tej, rrjeti i shperndarjes. Permes ketij projekti do te rehabilitohen stacionet e pompimit numer 4 dhe 6, si dhe dy depo uji me kapacitet te pergjithshem prej 4650 meter kub, nderkohe qe do te ndertohet stacioni i ri i pompimit numer 7 dhe nje depo e re uji, me kapacitet prej 6000 meter kub. Nga ana tjeter, per lidhjen e stacioneve te pompave dhe depozitave te ujit do te shtrohen 4.2 km tubacione celiku te diametrave te medhenj, nderkohe qe per shperndarjen e ujit ne qytet, do te zevendesohen linjat ekzistuese te amortizuara dhe do te ndertohet nje sistem i ri paresor dhe dytesor me gjatesi 52 km.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›