E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëse lë Juven, shkon në Angli

Gianluigi Buffon ka thënë se është i lidhur ngushtë me ekipin e tij aktual, Juventus, por ka shtuar se në rast se vendos të largohet, këtë do ta bënte vetëm për ndonjërin prej klubeve angleze.

“Dëshira e ime për ta lënë Juven është e barabartë me atë që ka Juve për të më lëshuar mua. Për momentin nuk ka asgjë të re, por kanë mbetur edhe dy javë dhe diçka mund të ndodh. Prioritetin gjithmonë e ka Juventus. Do të shohim nëse do ta vazhdojmë bashkëpunimin. Por, nëse largohem, mendoj se Anglia mund të jetë destinacioni im më i mirë”, tha portieri italian për televizionin Sky Sport 24.

Ai është ndalur të flasë edhe për përfaqësuesen italiane. Sipas Buffon, si pasardhës ideal të selektorit aktual Marcello Lippi, do ta shihte Cesare Prandellin ose Alberto Zaccheronin, duke konsideruar se Claudio Ranieri ka një projekt afatgjatë me Romën.

Ndërsa, sa i përket mundësive që Azzurrët ta fitojnë Botërorin, Buffon thotë se “ato nuk janë të mëdha, sepse ta rifitosh Botërorin është më e vështirë sesa ta fitosh. Por, nëse paraqitemi me formë të mirë, është vështirë të na mposhtin. Jemi të aftë të arrijmë çfarëdo rezultati”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›