I zhgënjyer me Maradonën

Juan Roman Riquelme e ka shfaqur zhgënjimin për mungesën e tij në Botërorin Afrika e Jugut 2010. Mesfushori argjentinas nuk ka luajtur për vendin e tij që kur Maradona e kishte lënë jashtë ekipin, në vitin 2008, pas një mosmarrëveshjeje që kishin. Maradona e kishte kritikuar lojën e tij, por futbollisti i Boca Juniors mendon se kjo nuk ishte arsyeja se pse ai ishte lënë jashtë Kombëtares.
“Unë ndihem mirë me atë që kam bërë. Është budallaqe që një lojtar të mbetet jashtë Botërorit vetëm për shkak të një komenti. Kjo nuk është arsyeja e vetme, sepse mendoj se është në pyetje diçka tjetër”, tha Riquelme, i cili shtoi se kurrë nuk do ta zbulojë motivin e vërtetë të problemit të tij me Maradonan.
“Ne nuk mund të punojmë së bashku. Kjo është mënyra ime të cilën mund ta kuptoj, e të tjerët s’munden. Çdo ditë që kalon, unë ndihem më i qetë, sepse unë e kam bërë gjënë e duhur”, vazhdoi ish futbollisti i Villarreal.
“Por, kur e shoh ekipin që zbret në fushë, gjithmonë kërkoj që ekipi të fitojë... Ndihem shumë keq dhe i them vetes: Unë do të duhej të isha atje”, tha Riquelme, i cili në vitin 2006 e ndihmoi Argjentinën që ta arrinte çerekfinalen në Botërorin e Gjermanisë. Ai thotë se këtë vit Argjentina mund ta fitojë Botërorin sepse e ka në ekip Lionel Messin, të cilin e konsideron si më të mirin nga të gjithë.