Nëse mendoni me pjesën e majtë të trurit, celularin e dëgjoni në të djathtën
Ndërsa mund të duket qartë se ju mbani telefonin në vesh me dorën tuaj dominante, hulumtuesit kanë zbuluar proceset e trurit të cilat na çojnë ne të vendosim se me cilën anë në dëgjojmë më mirë në telefon.
Nëse ju mendoni me anën e majtë të trurit, shanset janë që të përdorni dorën e djathtë për të mbajtur telefonin në veshin e djathtë, sipas studimit nga Spitalin Henry Ford në Detroit.
Më shumë se 70 për qind e pjesëmarrësve të studimit kanë vepruar kështu, gjeti studimi.
Njerëzit që kanë dominuese pjesën e majtë të trurit, të cilët përbëjnë rreth 95 përqind e popullsisë, kanë më shumë gjasa të përdorin dorën e tyre të djathtë për të shkruar dhe detyra të tjera të përditshme.
Studimi vë në dukje gjithashtu se këto rezultate mund të ofrojnë dëshmi shtesë se përdorimi i telefonit celular dhe tumoret e trurit, kokë dhe qafë nuk janë të lidhura ngushtë.
Arisa Liço/IDEA/