E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset me armë zjarri e moshuara në Mirditë, në rrethana misterioze

ambulanca-4Mirditë- Një grua e moshuar ka mbetur e plagosur me armë zjarri në orët e para të së shtunës në fshatin Shtuf të kumonës Kaçinar.

Policia tha se Dava Lleshi është plagosur në rrethana ende të pazbardhura në banesën ku jetonte së bashku me bashkëshortin e saj.

Mjekët thanë se e moshuara ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e tyre.

Ndërkohë policia tha se ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plot të rrethanave që për fat të mirë nuk i kanë marrë jetën gruas.

Teksa shton se po merret në pyetje bashkëshorti, për detaje mbi plagosjen e gruas së tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›