E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të plagosur rëndë nga përplasja e makinave tek Ura e Gjolës

aksident-ne-gjirokaster5Tiranë- Dy persona aknë mbetur të plagosur rëndë për jetën në një aksident të ndodhur mbrëmjen e djeshme tek ura e Gjolës,pranë fshtatit Budull. Sipas policisë dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin fuqishëm.

Në aksidentin e rëndë u përfshi makina tip Ford me targë AA 043 EX dhe makina tip Fiat me targë AA 701 AR.

Mësohet se dy personat e plagosur u transportuan për në Spitalin Ushtarak. Policia tha se për nxjerrjen nga makina të njërit prej tyre u nevojit ndërhyrja e zjarrfikësve sepse ishte bllokuar brenda në automjet.

Policia sakaq bëri me dije se ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›