Nëse nuk zgjidhet statusi i UçK-së, rikthehet viti 2001!
Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës (SHVL), Fazli Veliu thotë se janë duke parë mundësinë e strategjisë së përbashkët për zgjidhjen e statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së, por nëse së shpejti nuk gjendet një zgjidhje, atëherë ata do ti përsërisin veprimet e vitit 2001. “Nëse statusi i luftëtarëve të lirisë nuk zgjidhet, ne do ti përsërisim veprimet tona të vitit 2001”, tha kryetari i kësaj shoqate, Fazli Veliu. Ai sqaron se SHVL, gjatë gjithë kohës i ka qëndruar dhe do ti qëndrojë pranë këtyre njerëzve për të siguruar kushtet ekzistenciale. “Ne me shoqatën e kemi vazhduar veprimtarinë për plotësimin e kushteve ekzistenciale dhe kushteve për vetë ngritjen tonë kombëtare në kuadër të shoqatës së bashku me disa atdhetarë për të rregulluar këtë çështje për familjet e dëshmorëve. Ne kemi vepruar gjatë gjithë vitit duke dalë edhe në hapësirën tjetër të trungut natyror të shqiptarëve, në Shqipëri dhe Kosovë për ti mbajtur familjet deri në momentin e zgjidhjes së statusit të dëshmorëve të kombit”, tha Fazliu. Ndërsa për deklaratat e Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami se deri në fund të vitit 2009 do të zgjidhet statusi i ish-ushtarëve të UÇK-së, Veliu thotë se Bajrami duhet të tregojë se ku e ka gjetur atë burim se gjoja paska zgjidhje. “Ai duhet të tregojë se nga i ka marrë ato informata. Ndërsa ne do të qëndrojmë prapa familjeve të dëshmorëve dhe të plagosurve të lirisë, për të parë mundësinë e strategjisë së përbashkët të statusit dëshmor i atdheut”, theksoi Veliu.Në fund të muajit tetot të vitit 2009, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami paralajmëroi se statusi i invalidëve dhe familjeve të ish pjesëtarëve të UÇK-së do të rregullohet deri në fund të atij viti. “Bisedimet me partnerin e koalicionit kanë nisur dhe shpresoj se në fund të vitit, do të gjejmë një zgjidhje që do të jetë e pranuar nga ajo kategori e qytetarëve”, pati deklaruar Bajrami. Menjëherë pas kësaj ai u demantua nga zëvendësministri i tij dhe së fundi ish-ushtarët e UÇK-së sërish mbetën pa asnjë zgjidhje.Ndërkaq, statusi i “branitellave” është rregulluar menjëherë pas konfliktit. Ata kanë favore shumë të mëdha, si përshembull kanë banesa, janë punësuar, fëmijët e tyre arsimohen pa para, madje edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT). /lajm/