Nis shembja e pallatit 12-katësh në Tiranë
Qeveria pretendon se pallati është ndërtuar mbi një rrugë publike, duke bllokuar lëvizjen e banorëve, ndërsa opozita e kundërshton këtë ide, me pretendimin se po goditen bizneset që mbështesin Partinë Socialiste. Në fakt, shembja e pallatit nisi vitin e kaluar, por shembja u bllokua pas vendimi u ankimua në gjykatë nga ndërtuesit Ilir Mato. Në një vendim të mëvonshëm, gjykata e hodhi poshtë kërkesën, duke i hapur rrugë shembjes së pallatit fare pranë ndërtesës simbol të Tiranës, 15-katëshit. Forcat e policisë ndërtimore kanë nisur shembjen e pjesës së godinës, e cila është ndërtuar jashtë planit.