E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshen, rrëshqitje dheu, evakuohen 15 familje

RRESHEN- Rrëshqitjet e dherave përfshijnë fshatin Kodër Rrëshen ku si shkak i shirave njq masiv i madh toke prej rreth një ha tokë ka rrëshkitur në orët e mbrëmjes së të enjtes duke rrezikuar seriozisht jetën e 15 familjeve që kanë banesat e tyre pranë vendit ku ka ndodhur rrëshqitja. Muret e banesave janë me të cara prej 1 metër, ndërkohë pranë familjve ka shkuar Shtabi i emergjencës. Duke qenë një situate me mjaft rrezik, shtabi i emergjencës ka evakuuar familjet nga këto banesa. Mësohet se dhe në fshatin Malaj ka pësuar carje dhe shembje, një banesë dykatëshe duke rrezikuar jetën e anëtarëve të familjes, të cilët fatmrësisht nuk kanë pësuar gjë. Sipas banorëve, rrëshqitjet e dheut kanë nisur të ndihen që para disa ditësh, ndërsa kanë kulmuar me shkëputjen e një masivi duke shkaktuar të carat e mëdha në banesa.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›