Programi i imunizimit, Vasili: Vaksina të sigurta
TIRANË- Shqipëria është vlerësuar për Programin e Imunizimit, me një mbulesë vaksinale rreth 9 %, si dhe për sigurinë e vaksinave të aplikuara. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, “siguria e vaksinimit në vendin tonë prej vitesh ka njohur përparim, ndërsa në vitin 2005 është ngritur edhe Autoriteti i Kontrollit të Vaksinave jashtë programit të vaksinimit, pranë Qendrës së Kontrollit të Barnave”.
Vasili tha se është përforcuar edhe auditi pranë programit kombëtar të vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik, ndërsa personeli shëndetësor trajnohet nëpërmjet një sistemi të rregullt e të vazhdueshëm që nga viti 2011.
Vaksinat që ofrohen nga Programi Kombëtar i Imunzimit janë të parakualifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe konform ligjit të barnave. Ndërkohë, sipas ministrit të Shëndetësisë, njëkohësisht është përforcuar edhe siguria e injeksioneve, duke ofruar shiringa vetëshkatërruese për programin e vaksinimit, me kutitë përkatëse të hedhjes së tyre dhe trajnimin e personelit në të gjithë vendin.
(ma.ar/BalkanWeb)