Bisedimet Kosovë-Serbi, dështon marrëveshja
Pas shumë orësh diskutime në Bruksel, ka dështuar marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryeminisitri Hashim Thaçi deklaron se Prishtina pranon marrëveshjen për menaxhim të integruar të kufirit, pasi sipas tij, ajo është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Gjithçka do të respektohet në përputhshmëri me dokumentin e presidentit Ahtissari, me Kushtetutën dhe ligjet tona tha më tej ai.
Nga ana tjetër, deputeti nga partia opozitare (AAK), Burim Ramadani, shprehu rezerva në lidhje me marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, duke ngjallur dyshimet, se në fakt po shkelet edhe mbi integritetin territorial të vendit.
Pozicioni i Prishtinës është i çuditshëm, sepse nuk mund të ketë menaxhim të integruar të kufijve pa njohjen reciproke dhe si e tillë, është situatë e patejkalueshme, tha Ramadani.