Aksident në Fushë- Krujë, dy të plagosur

Foto Ilustruese
Para pak momentesh një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Fushë- Krujë Vorë. Për shkak të përplasjes së dy makinave janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë dy shtetas.
Ende nuk është bërë identifikimi i të plagosurve të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarakë për të marr ndihmën mjekësore. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet për rrethanat e aksidentit.