Banda e Durrësit, 19 vite burg për Bujar Gashin
Dënohet me 19 vite burg Bujar Gashi, i dyshuari si anëtar i Bandës së Durrësit.
Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, e cila e gjeti Gashin fajtor vetëm për 1 nga 4 akuzat që rëndonin ndaj tij.
Ndërkaq, ai u dënua me 19 vite burg për veprën penale të Vrasjes me paramendim në bashkëpunim të shtetasit Dritan Disha.
Mësohet se trupi gjykues nën kryesimin e gjyqtarit Idriz Mulkurti, e shpalli të pafajshëm për veprat penale të Pjesëmarrjes në organizatë kriminale, Kryerjes së krimeve nga organizata kriminale, si dhe veprën penale për mbajtje pa leje të armëve luftarake.