E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër hapet tenderi, MF hedh në treg bonon 15 mln euro

Në datën 21 gusht hapet tenderi i dytë per te marrë 15 milionë euro prej qytetarëve dhe bankave të nivelit të dytë, pas atij të realizuar një muaj më parë. Investimi ne bono thesari me dy ankande njeri pas tjetrit tregon nevojen e qeverise per para per shkak te kushteve te veshtira financiare qe ndodhet ekonomia. Ministria e Financave njofton se të gjithë qytetarët shqiptarë që kursimet e tyre mund t`i investojnë në bono thesari, e cila ofron një interes të sigurt.
 

Ankandi synon të terheqë 15 milion euro borxh të brendshëm me afat maturimi 12 muaj dhe me interesa qe shkojne nga 5-6 përqind. Ne 21 gusht te gjithe qytetarët e interesuar kanë një mundesi per te investuar kursimet e tyre në bono thesari.
Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë zhvilloi një tjetër ankand të ngjashëm për të blerë euro më datë 24 korrik, gjatë të cilit arriti të sigurojë 11 milionë euro nga 15 milionë të kërkuara. Investimi i kursimeve në bono thesari në euro, është më tepër fitimprurës për qytetarët, krahasuar me mbajtjen e parave në bankë. Në ankandin e fundit të zhvilluar në euro, norma mesatare e interesit me të cilin u mor borxhi ishte 5.66%.
 

Mbetet për t`u parë reagimi i tregut, por eksperiencat e mëparshme kanë treguar se në rastet kur qeveria ka rritur kërkesën për para, janë rritur edhe normat e interesit me të cilat bankat ia kanë ofruar asaj këtë shërbim. Huamarrja e brendshme e planifikuar nga qeveria ne buxhet plotesohet nga emetimi i letrave me vlere qe mund te jene bono thesari me afat te ndryshem maturimi dhe obligacione.
 

Kjo konsiderohet edhe forma me e sigurt e investimit, pasi qeveria kthen ne çdo rast parate qe ka perfituar nga investitori, qofte kjo banke e nivelit te dyte, qofte individ.Qeveria ka marre persiper t`i informoje me mire qytetaret rreth perfitimeve qe rrjedhin nga investimi ne letra me vlere. Ministria e Financave beri me dije se nje fushate e plote informimi do te shtrihet pergjate muajve ne vijim, duke permbushur keshtu njekohesisht dhe nje kerkese te BE-se.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›