Berisha: Shqipëria, vendi me rritjen më të shpejtë të rrogave dhe pensioneve në Evropë
Ndërsa ka firmosur rritjen e pagave të punonjësve të administratës, kryeministri Sali Berisha, me anë të zëdhënëses së tij, Erla Mëhilli, ka thënë se rritja vjen si pasojë e rritjes ekonomike të vendit. Mëhilli ka thënë se qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë borxh që prej vitit 2006, për rritjen e pagave dhe pensioneve, pavarësisht raportimeve të shumta të medieve këto vite, për vonesat në shlyerjen e pagave dhe pensioneve, sidomos me rastet e festave të fundvitit.
Mëhilli është shprehur se Shqipëria është bërë vendi me rritjen më të shpejtë të pagave dhe pensioneve në gjithë europën.
Rritja e rrogave mbi bazën e këtij vendimi, është rezultat direkt i performancës ekonomike të vendit dhe është bërë tërësisht bazuar në të ardhurat e mbledhura nga taksat dhe tatimet.
Theksoj, se si rrjedhojë e kësaj performance ekonomike, që nga viti 2006 deri më sot qeveria nuk ka marrë asnjë qindarkë borxh për rritjen e rrogave dhe pensioneve.
Me këtë rritje Shqipëria bëhet vendi me rritjen më të shpejtë të rrogave dhe pensioneve në Evropë, tha zëdhënësja e Berishës.