E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hartimi i kodit te ri doganor

Qeveria shqiptare po harton një projekt ligj për kodin e ri doganor. Burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije se ky kod i ri do të jetë në përputhje të plotë me rregullat e Bashkimit Europian dhe ka si objektiv kryesor lehtësimin e biznesit, garantimin e një niveli të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes për t’ju përgjigjur në këtë mënyrë sfidave me të cilat do të përballet Shqipëria me realitetin ekonomik të Bashkimit Europian. Projektligji i ri doganor do të bazohen në sisteme kompjuterike moderne të cilat do të thjeshtëzojnë në maksimum rregullat doganore përmes një mjedisi doganor pa letër si për autoritetin në dogana ashtu edhe për operatorin ekonomik. Kodi i ri me futjen e sistemeve të reja kompjuterike do të ofrojë në këtë mënyrë lehtësimin e rregullave doganore, përmirësimin e kontrolleve doganore, lehtësimin e procedurave të zhdoganimit, efikasitet në zbatimin e procedurave doganore të cilat janë riorganizuar në “procedura speciale” duke mundësuar një ristrukturim të tranzitit kombëtar dhe të jashtëm, të magazinimit sic është magazinimi i përkohshëm, magazinimi doganor dhe zonat e lira, përdorimit të dhe përpunimit. Ky projekt, ndër të tjera, synon të sigurojë dhe të garantojë një mjet mbështetje të plotë për sistemin doganor dhe sistemin kufitar shqiptar nëpërmjet aplikimit të metodave bashkëkohore duke mundësuar: zbulimin e evazionit të të ardhurave, duke përfshirë keqdeklarimin e tarifave, zbulimin e mallrave dhe produkteve kontrabandë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›