E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria Shqiperiavendi me rritjen me te shpejte te rrogave e pensioneve

Sot Kryeministri Berisha firmosi vendimin e Qeverisë të Mbledhjes së datës 16 Gusht për rritjen e rrogave të punonjësve të administratës, duke realizuar premtimin e Qeverisë për pagat dhe pensionet.

Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e kryeministrisë Erla Mëhilli ka pasqyruar rritjen e pagave dhe të pensioneve që nga viti 2005, duke theksuar se qeveria nuk ka marrë asnjë qindarkë borxh për të realizuar këtë. Ajo tha se Shqipëria është vendi me rritjen më të shpejtë të pagave dhe pensioneve.

Kështu paga e mësuesve është 2.2 herë më e lartë se në vitin 2005, paga e mjekëve 2.6 herë më e lartë, paga e infermierit, 2.4 herë më e lartë dhe paga e punonjësve të policisë 1.8 herë më e lartë se në vitin 2005.

“Paga mesatare e arsimtarit në arsimin e mesëm, që në vitin 2005 ka qenë 26831 lekë (njëzet e gjashtë mijë e tetëqind e tridhjetë e një lekë), në vitin 2012 bëhet 59235 lekë, pra ka një rritje mbi 2.2 herë krahasuar me vitin 2005.

Paga mesatare e arsimtarit në arsimin 9 vjeçar, që në vitin 2005 ka qenë 22771 lekë, në vitin 2012 bëhet 50563 lekë, me një rritje mbi 2.2 herë krahasuar me vitin 2005.

Paga mesatare e mjekut, që në vitin 2005 ka qenë 22683 lekë, në vitin 2012 bëhet 58098 lekë, me një rritje prej rreth 2.6 herë krahasuar me vitin 2005.

Paga mesatare e infermierit, që në vitin 2005 ka qenë 15044 lekë, në vitin 2012 bëhet 35618 lekë, një rritje prej rreth 2.4 herë krahasuar me vitin 2005.

Paga mesatare e punonjësve të policisë, që në vitin 2005 ka qenë 30655 lekë, në vitin 2012 bëhet 55944 lekë, pra ka një rritje prej rreth 1.8 herë krahasuar me vitin 2005.

Paga mesatare e punonjëseve mbështetës në institucionet buxhetore, që në vitin 2005 ka qenë 22554 lekë, në vitin 2012 bëhet 35122 lekë, me një rritje prej rreth 1.6 herë krahasuar me vitin 2005”- deklaroi zëdhënsja e qeverisë, e cila vijoi:

“Ndërsa raporti i pagës së arsimtarit të arsimit 9 vjeçar me pagën e kryeministrit që në vitin 2005 ka qenë 1 me 8.6, në vitin 2012 është vetëm 1 me 4.5. Raporti i pagës së infermierit me pagën e kryeministrit, që në vitin 2005 ka qenë 1 me 13, në vitin 2012 është 1 me 6.4. Dhe raporti i pagës mesatare me pagën e kryeministrit që në vitin 2005 ka qenë 1 me 7.1 në vitin 2012 është 1 me 4.6. Në të gjitha këto raste raporti është pothuajse përgjysmuar”.

Sipas zëdhënëses së kryeministrisë, kjo rritje vjen si pasojë e performacës së mirë ekonomike të vendit tonë dhe është bërë tërësisht bazuar në të ardhurat e mbledhura nga taksat dhe tatimet, duke bërë që Shqipëria të bëhet vendi me rritjen më të shpejtë të rrogave dhe pensioneve në Evropë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›