E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha pret qytetarët për ankesat e tyre

Ashtu sikurse edhe kishte premtuar gjatë fushatës, takimet po zhvillohen çdo javë brenda zyrave të bashkisë. 

Specialistët e Bashkisë thonë se shqetësimet e tyre kanë të bëjnë kryesisht me strehimin, punësimin, asistencën sociale, të drejtat e pronësisë, etj.

Pas parashtrimit të shqetësimeve nga ana e qytetarëve, punonjësit e Bashkisë plotësojnë një formular me të dhënat dhe kërkesat e shtruara nga qytetarët. Pasi dëgjohet secili qytetar më vete, Bashkia e Tiranës, merr masa konkrete për ndjekjen dhe trajtimin e problemeve të tyre. 

Për evidentimin  e problemeve të raportuara nga kryeqytetasit punojnë një grup specialistësh, të cilët merren me trajtimin e tyre. Ky dokumentacion shërben për ndjekjen e problematikës që ata kanë dhe kontaktimin e tyre të mëtejshëm. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-01 12:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›