E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev kërkon ndryshime në Rusi

Presidenti rus në largim, Dmitri Medvedev, ka bërë thirrje për një ndryshim rrënjësor në sistemin e qeverisjes të Rusisë dhe ka propozuar ngritjen e asaj që ai e quajti një "qeveri të madhe", edhe përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012.

Gjatë një takimi me mbështetësit e tij, Medvedev tha se partia Rusia e Bashkuar duhet të përdorë periudhën e zgjedhjeve, për të punuar së bashku me autoritetet rajonale dhe anëtarë të shoqërisë civile për të diskutuar ndryshimet në sistemin e qeverisjes, duke përfshirë edhe kabinetin e ministrave.

Medvedev, i cili kohët e fundit njoftoi se do ta lente presidencën, në mënyrë që të lejojë Vladimir Putinin të kandidojë për këtë post, tha gjithashtu se e sheh si "detyrë personale" të, tij për të mbetur në politikë, edhe nëse nuk është më president.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›