E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli fillon shkëmbimin e të burgosurve

Izraeli ka publikuar një listë me emrat e gati 500 të burgosurve të parë palestinezë, të cilët do të shkëmbehen me ushtarin izraelit Gilad Shalit.

Sipas raporteve në medie, këta të burgosur do të lirohen njëkohësisht me Shalitin, të martën e ardhshme.

Me publikimin e emrave u jepet mundësia kundërshtarëve të shkëmbimit të të burgosurve që të paraqesin padi në gjykatën e lartë të vendit kundër lirimit të palestinezëve të caktuar.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, sheh në shkëmbimin e planifikuar të të burgosurve një mundësi të re për procesin e paqes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›