E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër nis “KosovaFashion Week”

PRISHTINË- Pas përgatitjeve mujore, që nga nesër, më gjashtë prill, për pesë ditë radhazi pritet të zhvillohet spektakli tradicional “Kosova Fashion Week”.

Java e modës “Kosova Fashion Week” ka për qëllim prezantimin e vlerave të kreatorëve shqiptar. Për pesë net me radhë do jenë dizenjatorët më të mirë shqiptar si dhe shtëpitë më të mëdha të modës në vend do të prezantojnë kreacionet e tyre.

Gjithashtu karakteristikë e këtij evenimenti do të jetë që publiku do të mund të blejë kreacionet e disenjatorëve në sallën ku do të mbahet ky spektakël.

Ky eveniment i organizuar nga Agjencia e modës “Gecjan Fashion Group” dhe “RTV 21” do të nisë nga e mërkura me fillim në ora 19.30 në Sheshin 21 dhe do të zgjasë deri të dielën.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›