Nesër nis shkolla, Ministri Tafaj uron nxënësit e mësuesit

Mbi 35.000 fëmijë do të ulen për herë të parë në banka në këtë vit të ri shkollor. Përvec tyre janë dhe 1500 fëmijë të emigrantëve të kthyer që do ti bashkohen emcionit për të nisur shkollën dhe mësuar me abetarën mbarëkombëtare.
Nga Ministria e Arsimit udhëzimet janë shpërndarë që kjo ditë të jetë festive si nuk është parë asnjëherë më parë për 100 vjetorin e pavarësisë. Shkollat pritet ti ngajnë një konkursi artisitk ku nuk do të mungojnë elemntët patriotik në këtë vit jubilar. Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj i uron nxësnit, mësuesit, prindërit për vitin e ri shkollor.
Për të dytin vit, me insistim dhe vëmendjen më të madhe, Ministria e Arsimit i jep priorite shkollave profesionale. Këtë vit me 4 shkolla të reja dhe me 2000 nxënës më shumë.
Pritshmëritë e ministrit janë rritja e numrit të të vegjëlve në sitemin parashkollor më shumë se 85%. Ndërsa për arsimin 9-vjeçare dhe 3 të mesme, ky vit i ri shkollor do të vëjë në zbatim të tjera rregulla dhe proceduara të cilat tashmë rregullohen me ligjin e ri për sistemin parauniversitar.