Pro dhe kundër Obamës, ja beteja e yjeve të Hollivudit
Scarlett Johansson dhe Eva Longoria, kundër Clint Eastwood
CHARLOTTE Në konventën republikane ishte një aktor i moshuar që fliste me një karrige bosh, kurse në konventën demokratike ishin Scarlett Johansson, Eva Longoria, Kerry Washington. Kështu që bëjeni vetë llogaritë. Menjëherë në Twitter filluan komentet sapo në konventën e Charlottes u ngjitën tri aktoret(megjithëse nuk duket si rastësi që një ishte afroamerikane, një e bardhë dhe një latine)
Ne jemi mbledhur këtu si amerikane- që të trija sqarojnë menjëherë se nuk janë prezente në konventë si aktore.
Kerry Washington: Para së gjithash unë nuk ndodhem këtu si aktore, por si një afroamerikane dhe si një grua
Scarlett Johannson: Nuk po ju flas si një vajzë hollivudiane, por si një vajzë amerikane (dhe për ta vërtetuar ka veshur një bluzë të bardhë me flamurin yjet dhe shiritat).
Ja dhe shtëpiakja e dëshpëruar Eva Longoria- drejtoreshë e fushatës për rizgjedhjen e Obamas, dhe ajo, po si të tjerat tregon vështirësitë ekonomike të fëmijërisë dhe sakrificat për të paguar studimet (Eva do kishte mësuar aerobi dhe gatuar hamburger te Wandey). Objektivi: të rinovojë mesazhi: “Yes We Can. Scarlett kontribuon duke kënduar në një video. Si se puede bërtet Longoria.
Redford mbështet Obamën, aktori
kundër politikave të republikanëve
Redford ndodhet në Venezia për të marrë pjesë në festivalin e filmit, por pavarësisht kësaj ai nuk harron të marrë një pozicion për sa i përket asaj që sot është temë dite, dhe jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendi im po përjeton një situatë të vështirë dhe kjo më trishton. Fushata elektorale sipas mendimit tim është një garë mes dy pozicioneve. Obama nga njëra anë që beson se ndryshimi është i paevitueshëm dhe duhet qeverisur, dhe republikanët nga ana tjetër që duan që asgjë të mos ndryshojë. Robert ka vazhduar më tej duke komentuar konventën e republikanëve, që sipas tij ishte plot me gënjeshtra dhe se përfaqësonte vetëm 1 për qind të amerikanëve. I pyetur për daljen në skenë të kolegut të tij, aktorit dhe regjisorit Klint Istud, Redford ka qenë më i prerë. Unë nuk bëj komente për sjelljen e kolegëve të mi, nuk mund ta bëj këtë, por gjithsesi mund të pyesni karrigen bosh, ka thënë ai, duke iu referuar dialogut të Istud në konventën e republikanëve me një karrige bosh.
