E Diel, 1 Nëntor 2026

Shakashvili i Gjeorgjisë dhe Shakashvili i Shqipërisë

Gazeta Shqip

Ilir Yzeiri

Komentin për udhëheqësin gjeorgjian, të shkruar nga ish-ministri i Jashtëm i atij vendi, e botonte gazeta Le Monde në rubrikën Ide që përmbledh editoriale, opinione, komente, pikëpamje apo intervista me filozofë. Para këtij shkrimi pata lexuar po aty një analizë të gazetës italiane La Repubblica për gjendjen katastrofike të demokracisë e të korrupsionit në Rumani. Atë shkrim e kishte përkthyer në frëngjisht dhe e botonte edhe Le Monde. Kam parë e lexuar mjaft për Kryeministrin hungarez, i cili këto ditët e fundit hodhi poshtë dhe refuzoi një plan ndihme të Fondit Monetar Ndërkombëtar me një arrogancë që i shkon vetëm atij. Të gjithë kemi parë se çndodh në Ukrainë dhe të gjithë e dimë se me Bjellorusinë Perëndimi nuk merret më. Ndërkaq, modeli i Putinit me qeverisje autoritare, korrupsion dhe shtet kleptokrat gati-gati po legjitimohet dhe Europa duket sikur ka prirjen të ndahet përsëri në dysh. Nga njëra anë Perëndimi demokratik, nga ana tjetër Lindja Autokratike. Marrëdhëniet mes tyre natyrisht nuk janë si ato të Luftës së Ftohtë, por marrëdhënie të tjera, si ato që kishte fjala vjen Perëndimi me Mubarakun e Egjiptit apo Ben Alinë e Tunizisë. Perëndimi dhe SHBA me sa duket po lodhen me vende si Shqipëria, Gjeorgjia, Ukraina, Rumania apo Bullgaria. Në këto vende demokracia jo vetëm nuk po instalohet, por po vihet re një fenomen tjetër. Shthurja totale e stofit shoqëror po sjell në skenë banditë të tipit të Berishës apo Shakashvilit apo të Viktor Orbanit që, pasi arrijnë të shtinë në dorë gjithë institucionet, e shkatërrojnë shtetin duke instaluar atje sistemin e grabitjes së pasurive publike për familjet e tyre dhe klientët e familjes, instalojnë kulturën e mosndëshkimit dhe shkatërrojnë shpresën e ngjallin frikën në popull duke nxitur ankthin për të nesërmen. Të gjitha këto i arrijnë vetëm me një armë: shkatërrimin e sistemit të zgjedhjeve. Ne nuk duhet të çuditemi kur të vijë dita që të jemi bërë të gjithë si ato delet e urta të barinjve të Prespës dhe kur të pranojmë kokulur verdiktin që do të na ofrojë Berisha më 2013. Zgjedhjet në këtë vend do ti fitojnë mot e jetë dy njerëz, Berisha dhe Meta dhe ne do të qeverisemi vetëm prej tyre për një kohë bukur të gjatë. Zhgënjimi më i madh ishte dhe është Edi Rama që beson se me Ilir Metën do të largojë Berishën. Në fakt me Ilir Metën Berisha do ta zhdukë nga skena politike Ramën në vitin 2013. E vetmja shpresë ngjan të jetë Kreshnik Spahiu dhe lëvizja e tij. Mirëpo është e vështirë të parashikohet se sa fuqi do të ketë Aleanca Kuqezi që të ndalë instalimin e shtetit putinist në Shqipëri. Para disa kohësh, Aleanca Kuqezi la të kuptohet se edhe me djallin do të bashkëpunojë mjaft që Berisha të largohet. PS-ja nuk iu përgjigj kësaj ftese, por zgjodhi heshtjen dhe Edi Rama vijon të besojë se me konspiracionin e natës së ngjalave do ta rrëzojë Berishën dhe do të fitojë me Metën në 2013-n. Aferim! Perëndimi është lodhur me ne dhe ambasadori Withers e tha qartë që në qoftë se ne nuk reagojmë, askush nuk na ndihmon. Shikojeni portretin e Shakashvilit të vizatuar nga një ish-ministër. E njëjta pamje si kjo e Shakashvilit tonë. Në të dyja rastet ka një ngjarje me të vrarë. Në rastin tonë vriten katër protestues dhe Shakashvili ynë flet për puç, grusht shteti. Në Gjeorgji, Shakashvili sajon një incident me të vrarë, e jep edhe në televizor ulëret se atdheun do ta shpëtojë vetëm unë. Një karakteristikë tjetër është përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë si atje, si këtu te ne. Dhe përfundimi? Edhe në Rumani, pas gjithë atyre zullumeve ishte për vizitë zoti Reeker, i cili ka ardhur këto ditë edhe në Tiranë. Në Rumani, pushtetarët rumunë, sipas raportit të gazetës La Repubblica, bënin karshillëk të dërguarit amerikanë që kishte shkuar të ulte gjakrat se mund të kalojnë edhe me Rusinë, në qoftë se Amerika nuk mbështeste njërin apo tjetrin krah. Në djall vafshi! kështu siç jini katandisur thoshte gazeta La Repubblica, pa saktësuar se këto fjalë i kishte thënë z.Reeker apo autori i shkrimit. Berisha, natyrisht, nuk mund të bëjë insinuata të tilla. Berisha është një yes-man që përgjigjet ashtu siç duan amerikanët dhe zoti Reeker, por në fund vepron njësoj si Shakashvili i Gjeorgjisë dhe Orbani i Hungarisë, njësoj si të gjithë banditët që janë instaluar në krye të shteteve autoritare dhe po u imponojnë vendeve të tyre modelin e Putinit, pra kurrë zgjedhje të lira… kurrë.

 

 

Fund despotizmit të Mikhaïl

Saakachvili-t në Gjeorgji

Ashtu si zakonisht, në Gjerogji, por sidomos pas ardhjes në pushtet të dyshes Mikhaïl Saakachvili-Vano Merabishvili, Bizanti nuk duket kurrë edhe aq larg. Të ngjan se ndodhesh në një situatë klasike: një regjim autoritar përgatit zgjedhjet elektorale. Partnerët perëndimorë shumëfishojnë vëzhguesit për të parë manipulimet dhe vjedhjet që bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Asgjë nuk mund të bësh. Ndërkaq një gjë është e sigurt dhe M. Saakachvili e përmend atë: Unë, pas gjithë kësaj që kam bërë për vendin tim, nuk do tua lë pushtetin atyre! Një gjuhë e njohur dhe e dëgjuar tashmë edhe nën qiej të tjerë. Opozitarët e tij ende quhen agjentë të Moskës, partizanë të rikthimit të sovjetizmit, tradhtarë të mëdhenj. Mirëpo Komplotomania, që është kthyer në një gjë të zakonshme, sepse në Gjeorgji janë arrestuar spiunë, ushtarakë të akuzuar për tentativë për grusht shteti, komplot të dështuar…, tani nuk pi ujë më. Vendi dëshiron të ndryshojë, beson në profilin e liderit të opozitës, e cila përkundër fushatës denigruese e diskredituese, nuk shihet nga opinioni si një njeri i Moskës, por si një filantrop i kudondodhur, një Bill Gates gjeorgjian, dhe të mos harrojmë se është ai që ka mbështetur deri para fillimit të luftës në Dagestan, iniciativat më spektakolare të regjimit të Saakachvili-it (kazerma, rrugë, infrastrukturë spitalore…). Në atë kohë origjina ruse e parave të tij nuk përbente problem. Gjerogjia kërkon ndryshimin. Qysh nga lufta, imazhi i Mikhaïl Saakachvili-it është vërtitur vetëm në propagandën skizofrenike dhe në sloganin fituam luftën! Vendi kërkon ndryshimin, sepse në Gjeorgji partia e Presidentit ka zaptuar pushtetin që prej tetë vjetësh me një mazhorancë të frikshme që i lejon të luajë si të dojë me Kushtetutën, pa pyetur fare për opozitën në Kuvend, me atë ndërtesë në të cilën disa vende parlamentarësh janë falur apo dhuruar sipas interesave. Asnjë bashki nuk është në dorë të opozitës, asnjë drejtues rajoni dhe çfarë të thuash për emërimet në administratën publike, për gjykatësit, policinë. Të gjitha mbahen nga dora e hekurt e një njeriu. Një pushtet që nuk ndahet me asnjë, që e ka çuar vendin nga lufta në një varfëri ekstreme, gjithë duke e sheqerosur këtë gjendje me ndërtime shumëngjyrëshe e moderne sipas modelit të fshatit Potemkine që habit, domethënë josh një të huaj që kalon aty pari. Pra po shkojmë drejt zgjedhjesh vendimtare; domethënë do të marrim vesh nëse ky pushtet do të mbetet i përjetshëm sipas modelit të instaluar më në veri prej Vladimir Putinit apo… A thua bashkimi për herë të parë i gjithë forcave opozitare rreth një lideri të besueshëm dhe të fuqishëm financiarisht (megjithëse në Gjeorgji të gjitha fondet janë bllokuar), do të krijojë këtë radhë kushtet për një ndërrim demokratik të pushtetit? Me gjithë shumëfishimin e manipulimeve, presioneve, diskriminimeve, në opinionin publik pak të besueshëm, në një vend ku frika vazhdon të peshojë, sondazhet megjithatë tregojnë se pushteti nuk ka shumë mundësi që ti fitojë zgjedhjet, porse ai është gati, siç ka thënë hapur Mikhaïl Saakach

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›