E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër nisin shkollat, policia plan të ri për ruajtjen e godinave

Drejtoria e Policisë së Tiranës ka marrë masa për fillimit të Vitit të Ri shkollor 2009-2010. Strukturat e saj kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, për sigurimin e rendit dhe të qetësisë, pranë qendrave studentore dhe shkollat e të gjitha niveleve.Në ditën e parë të mësimit, Policia e Tiranës thotë se do të angazhojë pranë objekteve shkollore, punonjës policie të cilët do të marrin një varg masash që konsistojnë:
-Do të mbajnë kontakte me drejtuesit e shkollave dhe shërbimin e sigurisë së shkollave që kanë në territorin e tyre.
-Nuk do të lejojnë hyrjen e personave të tjerë, në ambientet e shkollave, të cilët prishin rendin e qetësinë publike;
-Do të mbajnë kontakte të vazhdueshme me personelin mësimdhënës, në drejtim të evidentimit të nxënësve problematikë;
-Do të bashkëpunojnë me rojet private të shkollave;
-Nuk do të lejojnë parkimin e automjeteve apo shitësve ambulantë pranë objekteve shkollore, me qëllim parandalimin e aksidenteve apo shkeljeve të tjera të ligjit.
-Do të identifikojnë dhe kontrollojnë elementët me precedentë policorë, që cënojnë rendin e qetësinë publike apo kanë tendenca për kryerjen e veprave penale.
-Do të shkëmbejnë eksperienca dhe japin mesazhe në drejtim të Policimit në Komunitet, luftës kundër drogës, alkoolit, trafikimeve të ndryshme etj.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, pohon se ka marrë masat e nevojshme edhe në vazhdimësi për mbarëvajtjen pa incidente të mundshme, të gjithë procesit akademik 2009-2010.
Gjithashtu Policia e Tiranës, tha se po punon me programe të përbashkëta me Drejtoritë arsimore Rajonale, për krijimin e urave lidhëse dhe konsoliduese në drejtim të marrëdhënieve Polici-Shkollë-Komunitet.
Në këtë pikë, Policia e Tiranës, thotë u kërkon qytetarëve që ditën e parë të shkollës më datë 14 Shtator 2009, të qarkullojnë në rrugët publike duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, dhe u sugjeron përdorimin e mjeteve të transportit publik për një rrjedhshmëri normale të trafikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›