E Diel, 1 Nëntor 2026

Ali Pasha - Rëfim për... gratë e haremit

 

 E preferuara e Ali Pashës në atë kohë ishte një vajzë shqiptare, e re dhe me shumë nur. Ajo dallohej në harem nga një fustan madhështor, por kjo nuk e lejonte të mos i nderonte thellësisht gratë e Myftar dhe Veli Pashës, çdo herë që këto zonja vizitonin haremin e vjehrrit të tyreHaremi
i Ali Pashës
Haremi i Ali Pashës formon një zonë të dallueshme dhe shumë të madhe në sarajet e tij. Ai është i mbyllur jashtë me mure guri të larta, për t’i dhënë pamjen e një fortese, por brenda ka kopshte dhe vende të tjera të hapura për komoditetin e banoreve të shumta. Doket e rrepta turke, më ndalonin të hyja ndonjëherë në këtë “penetralia domuz” shtëpi të fshehtë, por për shkak të lidhjeve mjekësore me Vezirin, sidomos gjatë qëndrimit tim të fundit në Janinë, mësova shumë gjëra në lidhje me brendësinë e haremit, ku kishte edhe të sëmura femra brenda atyre mureve. Megjithatë unë nuk mund të flas për pamjen e haremit vetëm me të treguar. Dhomat janë të veshura me një shkëlqim marramendës dhe pasi pashë më vonë një ndërtesë boshe të destinuar për të njëjtën gjë në sarajet e reja në Gjirokastrës mund ta besoj lehtësisht pohimin.

Femrat
e Haremit
Numri i femrave në harem mendohet se i kalon treqind, por midis tyre përfshihen shërbyeset e shumta, valltaret, etj., që plotësojnë luksin e vendit. Femrat janë me kombësi të ndryshme: greke, turke, shqiptare çekreze etj., dhe në të shumtën e rasteve janë blerë sipas traditave të Lindjes. Punët në një harem turk, janë përshkruar shpesh dhe nuk kanë nevojë të përsëriten. Banjat, muzika, vallëzimi, rrëfenjat, qëndismat dhe veshja zënë pjesën më të madhe të kohës. Shfaqjet e idiotësisë, apo veprimet e marra të grave që vijnë në harem me lëngje eksituese, formula magjike dhe marifete të ndryshme që i referohen naivitetit, janë argëtimet rastësore të atij vendi. Kur Veziri shpërngulej për të jetuar diku tjetër për një farë kohe, femrat e marra prej i tij transportoheshin të mbuluara në karroca, për të vazhduar “mbylljen” edhe gjatë intervalit të këtij udhëtimi. Nevoja dhe dëshira për edukim mund të lehtësojë këtë skllavëri fizike dhe morale, por po ta kërkosh këtë si një të drejtë të përgjithshme është e pamundur, megjithëse janë bërë përpjekje.

E preferuara
e Vezirit
Gruaja e parë e Ali Pashës, e bija e Kurt Pashës, e ëma e Myftarit dhe e Veliut, kishte vdekur prej kohësh. Gruaja e tij e vetme për momentin është e ëma e Sali Beut, djalit të tretë dhe më të voglit, i lindur pas një periudhe më shumë se njëzetvjeçare pa fëmijë. Kjo zonjë, e cila thuhet se në të vërtetë ka qenë skllave, jeton në këtë kohë mes gjithë të mirave në sarajet e Tepelenës. Biri i saj Sali Beu, është shkëputur nga e ëma dhe ka mbi supe qeverisjen e qytetit më të madh, Gjirokastrës. E preferuara e Ali Pashës në atë kohë ishte një vajzë shqiptare, e re dhe me shumë nur. Ajo dallohej në harem nga një fustan madhështor, por kjo nuk e lejonte të mos i nderonte thellësisht gratë e Myftar dhe Veli Pashës, çdo herë që këto zonja vizitonin haremin e vjehrrit të tyre.

Dhurata
për oficerët
Është diçka e zakonshme për një Vezir që t’iu dhurojë çdonjërit prej oficerëve të preferuar një grua nga haremi i tij dhe duket se në raste të këtilla, dhurata duhet pranuar me domosdo. Në kohën kur isha në Janinë, një miku im, Divan Efendiu, ose sekretari turk i Vezirit, mori në këtë mënyrë një çekreze. E kam dëgjuar të shprehet i mrekulluar për gruan e tij, por kam hasur dy a tri raste shqiptarësh që janë ngutur të lidhin fjalë për nuse gjetiu, përpara se t’u imponohej një dhuratë e tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›