Motori përplas për vdekje kalimtaren, plagosen dy persona
Ngjarja ka ndodhur rreth mesdites pranë mbikalimit e Shkozetit kur një motor ka përplasur një kalimtare. Si pasojë nje shtetase e moshës 50 vjec ka gjetur vdekjen kurse drejtuesi i motorrit dhe pasagjeri u plagosën
DURRES-Një person ka gjetur vdekjen ndërsa 2 të tjerë kanë marrë të plagë të rënda sot në mesditë si pasojë e një aksidenti në Shkozet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 pranë mbikalimit te Shkozetit kur një motor ka përplasur një kalimtare. Si pasojë shtetasja Mexhite Xhahuri e moshës 50 vjec ka gjetur vdekjen nga plagët e marra kurse drejtuesi i motorrit Elton Tuci dhe pasagjeri Ilir Dama u plagosën. Policia e cila ndodhet në vendngjarje bëri të ditur se kalimtarja ka qënë duke kaluar rrugën në momentin që motori me shpejtësi e ka marrë para dhe i ka shkaktuar plagët vdekjeprurëse. Ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit ku dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)