Zyrtarë afganë:Forcat e koaliciont vranë 50 luftëtarë talibanë gjatë një përleshjeje
Një zyrtar ushtarak afgan tha se forcat e koalicionit vranë rreth 50
luftëtarë talebanë në një betejë që nisi pas një prite vdekjeprurëse që talibanët i bënë një autokolone të forcave të NATO-s
dhe atyre afgane.
Zëdhënësi i ushtrisë afgane, Abdul Basir Gori tha se përleshja ndodhi dje
në provincën perëndimore Farah.
Më parë gjatë së shtunës, në një pritë të talibanëve në këtë zonë u vranë
dy ushtarë amerikanë dhe 7 afganë. Gori
tha se forcat e koalicionit u përgjigjën me sulme ajrore. Nuk ka pasur njoftime
të pavarura për vdekjen e talibanëve.
Në një tjetër zhvillim, dy ushtarë amerikanë u vranë të shtunën, gjatë
bombardimeve në lindje të Afganistanit. Në sulme të tjera të ndërmarra nga
militantët anembanë vendit u vranë të paktën 28 civilë dhe roje sigurie.
Dhuna është intesifikuar në Afganistan vitet e fundit pasi talibanët po
luftojnë që të shtrijnë kontrollin e tyre në zonën jugore të vendit. Ushtria
amerikane dhe forcat e Natos kanë përqëndruar një numër rekord trupash atje, në
përpjekje për të ndihmuar forcat afgane që shtypin kryengritjen. //mm//