E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj priti ambasadorin e Portugalisë në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e Portugalisë në Hungari, jo-rezident në Kosovë, Antonio Jorge Mendes.

Ministri Hoxhaj e ka informuar ambasadorin Mendes për progresin e vazhdueshëm në Republikën e Kosovës dhe hapat e fuqishëm në proceset integruese.

Hoxhaj shprehu bindjen se Portugalia do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës në rrugën euro integruese, duke filluar nga liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës si dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ministri Hoxhaj ka falënderuar popullin dhe Qeverinë e Portugalisë për përkrahjen e dhënë për Kosovën, duke shprehur vullnetin e Prishtinës për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në shumë fusha me Republikën Portugeze.

Ambasadori i Portugalisë në Hungari, jo-rezident në Kosovë, Antonio Jorge Mendes, vlerësoi lart progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e fuqishme të shtetit të tij për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe veçanërisht për proceset integruese në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›