E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër vendimi për deputetin Fatmir Limaj

(E plotësuar) Burime të Indeksonline brenda EULEX-it, kanë bërë të ditur se është shtyrë për nesër vendimi për Fatmir Limajn.
Kolegji i gjyëtarëve të Gjykatës Supreme do të marr nesër vendim për lirimin e apo jo nga paraburgimi për deputetin Limaj dhe tre të arrestuarit e tjerë në rastin “Kleçka”.
....

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se është mbledhur kolegji gjyqtarëve të Gjykatës Supreme për të shqyrtuar ankesën e mbrojtjes së deputetit Fatmir Limaj dhe tre të arrestuarve të tjerë.

Ndërkohë dje pala mbrojtëse në rastin “Kleçka” kishte dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën për paraburgimin e deputetit Fatmir Limaj dhe tre të arrestuarve tjerë.

Sipas mbrojtjes së deputetit Fatmir Limaj, vendimi i gjykatës është vendim i kontestuar dhe përmban gabime ligjore dhe faktike./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›