E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka platformë për Kosovën

Platformë shtetërore për Kosovën e nde nuk ka, sado që miratimi i saj me muaj paralajmërohet.

Deri ku është arritur në ndërtimin e strategjisë shtetërore për Kosovën nuk dihet edhe pas takimit të treshes së liderëve të koalicionit qeverisës në Serbi me presidentin e këtij vendi.

"Është e qartë se këtu nuk ka kurrfarë platforme dhe në këto momente koalicioni qeverisës është duke kërkuar alibi. Në një anë duhet t’i sqarohet Serbisë me sa më pak dëme dhe me çmimin që duhet paguar se pse nuk është e mundur të mbahen raportet ekzistuese në Kosovë, ndërsa në anën tjetër duhet ikur ndryshimeve qenësore në vend, të cilat janë pasojë e përparimit në integrimet evropiane”, ka thënë kreu i liberalëve serb, Çedomir Jovanoviq, raporton B92./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›