E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliq e Daçiq takojnë serbët e Kosovës

Presidenti dhe kryeministri i Serbisë Tomislav Nikoliq dhe Ivica Daçiq takojnë nesër përfaqësuesit e serbëve në komunat veriore të Kosovës, ka njoftuar kabineti i presidentit të Serbisë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, takimi fillon në orën 13, ndërsa në takim do të jenë përfaqësuesit e Mitrovicës, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit- Kërstimir Pantiq, Slavisha Ristiq, Dragisha Miloviq dhe Dragisha Vasiq.

Politikanët, që thonë se përfaqësojnë serbët në veri, kundërshtojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, për të cilat Beogradi ka thënë se do t’i zbatojë.

Në veriun e Kosovës në ditët e fundit ka pasur një sërë incidentesh, por pa viktima në njerëz./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›