E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon seanca e KS të OKB-së

(E plotësuar) Ka filluar seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku po diskutohet për Kosovën. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka prezantuar raportin e rregullt 3 mujor për Kosovën.

Seanca fillojë me leximin e këtij raporti nga e ana e shefit të UNMIK-ut në Kosovë, Farid Zarif. Pastaj kanë folur ministrat e jashtëm të Kosovës dhe Serbisë, Enver Hoxhaj, përkatësisht, Ivan Mrkiq.

Në raportin e tij për zhvillimet në Kosovë, në periudhën 16 korrik – 15 tetor të vitit 2012, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, vlerëson se situata e sigurisë në Kosovë ishte kryesisht e qetë.

Sipas tij, “policia e Kosovës ka ndërmarrë disa operacione të suksesshme kundër krimit të organizuar, përfshirë trafikimin e njerëzve, kontrabandimin e imigrantëve, posedimin ilegal të armëve të zjarrit, trafikimin e narkotikëve dhe vjedhjes”.

Më tutje në raportin e Ban Ki-Moonit, i publikuar në faqen në Internet të Kombeve të Bashkuara, me datë 8 nëntor 2012, theksohet se “në pjesën veriore të Kosovës, incidentet e sigurisë dhe tensionet e rastësishme mbeten”.

Në raportin e gjatë të sekretarit Ban Ki-moon, në kuadër të observimeve të tij, ai thotë se ka pasur disa “zhvillime pozitive në përpjekje për implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”./Indeksonline/

......

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të bashkuara do të diskutojë sot për Kosovën.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Ban Ki-moon, do të paraqes raportin për sigurinë në Kosovë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›