Brigada 121 “Kumanova”: Ktheni ligjin në vend

Pjesëtarët e Brigadës 121 “Kumanova” kanë reaguar ndaj deklaratave që siç i quajnë ata të pamatura dhe tendencioze të qeverisë së Republikës së Kosovës me rastin e protestës të organizuar sot në Gjurgjicë dhe Malishevë.
“Ne ish ushtarët dhe qytetarët e Kosovës, nuk jemi të papërgjegjshëm siç thuhet në reagimin e qeverisë, por ne sot siç kemi deklaruar edhe dje, nuk kemi festë dhe protesta e sodit e jona së bashku me qytetarët e Republikës së Kosovës është në mbrojte të vlerave të UÇK-së” thuhet në reagim.
Ata kanë thënë se vlerën që e kanë krijuar me luftë, po e keqpërdor qeveria e Kosovës.
“Vlera që i krijuam me gjak dhe ju po i gëzoni tani në pushtet duke abuzuar me ligjin dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke mos dalë në mbrojte të ligjit dhe kushtetutës për çka edhe keni përgjegjësi politike dhe morale para qytetarëve të këtij vendi” vazhdon reagimi.
Pjesëtarët e Brigadës 121 “Kumanova” i kanë bërë thirrje institucioneve të vendit që të lirohet deputeti Fatmir Limaj dhe tre bashkëluftëtarët e tjerë.
“Edhe një herë i bëjmë thirrje kryeministrit, ministrit të drejtësisë, kryeprokurorit të shtetit, kryetarit të gjykatës supreme, që ta kthejnë ligjin në vend dhe që bashkëluftëtarët tonë Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala e Naser Krasniqi të lirohen menjëherë. Protesta e sodit ishte vetëm fillimi. Ne nuk do të ndalemi!” thuhet në reagim./Indeksonline/